“Big Brother Vip Albania” është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët transmetojnë shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin. Ai është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë.
Në thelb është një garë midis tyre, qëllimi i së cilës është të jetë një fitues. Të paktën një banor eleminohet çdo javë me anë të një procesi votimi, ku vendimin e merr publiku ose në rastet kur prish rregullat e lojës. Që nga data e nisjes dhe deri më tani polemikat që krijohen nga banorët e “BBV” kanë transmetuar emocione të forta, ku secili banor me historitë dhe personalitetin e tij, është kthyer në protagonist të përditshmërisë sonë, duke na tërhequr edhe me raportet që krijojnë me njëri-tjetrin, por edhe me konfliktet që mbizotërojnë brenda në shtëpi.
Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Dhe padyshim që këto ngjarje janë fuqizuar edhe nga banorët e rinj, 6 banorë të ndryshëm, të fortë, gazmorë dhe shumë dinamikë, që i ‘kanë tundur themelet’ e shtëpisë. Ndërkohë, tanimë ka një nominim të fortë mes tre banorëve të të ashtuquajturës ‘bërthamë’, Armaldo, Kristi dhe Olta. Por si e shikon Luizi pozicionin e Armaldos në këtë nominim?!
Nuk mundet Armaldo ta mbaj kështu deri të shtunën, me këto skema. Më vonë nuk e mban dot. I duhet një person, prandaj ka zgjedhur ty, se ti je ‘happy’ je ‘fun’.