• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alibeaj i përgjigjet akuzave të Berishës: Unë jam peng i vlerave të PD-së!

by
07/03/2023 08:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Sali Berisha e akuzoi Enkelejd Alibeaj se është peng i Kryeministrit Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij për emisionin “Opinion”, Alibeaj është shprehur se ai është peng i vetëm vlerave të PD-së dhe të edukatës familjare, për të cilat tha se nuk shkel kurrsesi mbi to.

Pyetje: Ju akuzojnë shpesh se bashkëpunoni me Ramën. Jo më larg se sot Berisha, tha se jeni peng i tij?

Enkelejd Alibeaj: Unë nuk do ta komentoj akuzat e askujt. Nuk e kam bërë gjatë kësaj kohe. Në politikë mund të ndodhesh para imagjinatës më të sëmurë. Unë kam qenë transparent në të gjithë veprimtarinë time.

Unë bashkëpunëtor me Ramën se kam kërkuar vetingun në politikë? Se kam kërkuar komisionin hetimor të inceneneratorët ndërkohë që ai dhe disa të tjerë nuk e votuan? Apo sepse kërkova një komision hetimor për investitorët strategjikë? Unë bashkëpunëtor i Ramës për ligjin e hapjes së dosjeve për Sigurimin e Shtetit? Unë së bashku me kolegët e mi që ja themi sy më sy Ramës dhe kujtdo tjetër emrat me të cilat Rama bashkëpunon?

Unë jam peng i vetëm vlerave të PD-së. Jam peng i edukatës time familjare për të cilat kurrsesi nuk mund të shkel mbi to. Jam peng i këtyre vlerave dhe do të ju mbetem deri në fund. Unë jam ky që kam qenë para 2 vitesh, dhe para shumë vitesh. Unë jam sytë e publikut dhe publiku të më vlerësojë kudo. Unë nuk do të doja të lëndoja askënd dhe nëse më kap kjo historia emocionale kur ndodhem në sulme apo përbaltje, do të mundohem të mos bie pre e këtyre.

/e.d

Next Post
Erjon Hysa: Dan Hutra më vrau gruan shtatzënë dhe motrën. Si më erdhi lajmi në Gjermani

Erjon Hysa: Dan Hutra më vrau gruan shtatzënë dhe motrën. Si më erdhi lajmi në Gjermani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com