Opereta “Karnavalet” ka mbushur sallën e Teatrit “Anton Zako Çajupi” në Korçë, 45 vite pasi artisti i madh, Avni Mula, krijoi veprën.
Ishte e bija Inva Mula, ajo e cila nxori nga arkivi operetën gazmore të babait të saj, për ta risjellë edhe një herë tjetër në këtë skenë.
Inva Mula
Regjisore
Amanetet e mëdha sidomos ato të prindërve kanë një fuqi të madhe dhe nuk ka gjë më të bukur që në TKOB dhe ne këtu në Korçë këndojmë shqip.
Edhe për sopranon Renisa Laçka, në rolin e Afrovitit, në Korçë emocionet këtë herë ishin shumë më të forta .
Renisa Laçka
Soprano
Ajo jehona e madhe që patëm në Tiranë e sollëm dhe këtu dhe morëm feedback fantastik
Ndërsa Drejtuesja e Teatrit Kombëtar të Operas, Abigela Voshtiva, nisur nga suksesi i Karnavaleve, tha se herë pas here trupa e operas do t’i rikthehet krijimtarisë së kompozitorëve shqiptarë.
Abigela Voshtina
drejtore e OPERA-s
Jo vetëm që kjo vepër është në shtëpinë e vetë, por është dhe koherente për momentet që jetojmë
Karnavalet arritën këtë sukses edhe falë interpretimit të Orkestrës Simfonike të TKOB-së, dirigjuar mjeshtërisht nga Elda Laro, si dhe Korin e TKOB-së, dirigjuar nga maestro Dritan Lumshi, duke bashkëpunuar edhe me Orkestrën Simfonike të Forcave të Armatosura.
/a.r