Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur këtë të premtë në Tiranë, teksa policia i është përgjigjur një thirrjeje për një konflikt në familje. Autori, një 60 vjeçar me emrin Skënder Këllezi, është arrestuar nga efektivët, por gjatë shoqërimit ka goditur këta të fundit me sende të forta.
60 vjeçarit, pas kontrollit i është gjendur madje edhe një thikë.
Njoftimi i policisë:
Me datë 18.02.2016, u arrestua shtetasi Skender Kellezi, 60 vjeç, banues në Tiranë, gjatë shoqërimit për një konflikt në banesë, ka goditur punonjësit e policisë me sende të forta dhe gjatë kontrollit i është gjetur një thikë. Nenet 13/a, 237 dhe 279 të Kodit Penal.