Kandidati për Kryetar Bashkie të Himarës, Fredi Beleri ka ngritur padi ndaj kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Kjo pasi Balla e akuzoi ate per masakren e Peshkëpise.
“Edhe pse e paralajmërova zotin Taulant Balla se ai do të mbajë përgjegjësi para drejtësisë për deklaratat e tij shpifëse dhe të rreme ndaj meje, ai vazhdoi të mbështesë shpifjet e tij. Sot kam ngritur dhe depozituar padi. Me anë të së cilës kam kërkuar dëmshpërblim prej 1.000.000 lekësh të cilat do t’ia dhuroj të gjithë shumën “Shtëpisë së Foshnjës Vlorë”.
Të paktën në këtë mënyrë një shpifës i tillë do të ketë kontribuar sado pak në sherbimin e rrënuar të shtëpive të foshnjave nëpër bashki. Jam i bindur dhe shpresëplotë për vendimin e drejtësisë shqiptare.
Por, përgjigjen politike do ta marrin shpifësit përsëritës si Taulant Balla më 14 maj kur Himara të zgjedhë një kryetar bashkie që do t’i shërbejë interesave të vendit dhe jo miqve të tij”– thuhet ne reagimin e Belerit.
/a.r