Ministria e Jashtme ka konfirmuar se janë identifikuar katër viktima me origjinë shqiptare, të shkaktuar nga përplasja fatale e dy trenave në Larisa, Greqi.
Bëhet me dije se në mesin e viktimave janë dhe katër shtetasit shqiptarë: Ifigjenia Micka, Pavlin Bozo, Klaudia Lata dhe Joanis Xhollas, ndërsa pritet përgjigja e ADN-së për një tjetër shtetas shqiptar, i deklaruar i zhdukur nga familja.
“Pas komunikimit me autoritetet greke, MEPJ bën me dije se në radhët e viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor në Larisa konfirmohen deri më tani katër shtetas shqiptarë dhe me origjinë shqiptare: Ifigjenia Micka, Pavlin Bozo, Joanis Xhollas dhe Klaudia Lato.
Pritet përgjigja e ADN për një tjetër shtetas shqiptar të deklaruar “i zhdukur” nga familja dhe policia greke.
MEPJ i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe uron shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve.”- thuhet në njoftim./m.j