Policia ka ekzekutuar vendimin e prokurorit Drini Pali për sekuestrimin e anijes me 24 mijë ton naftë.
Edhe pse urdhri është firmosur me datë 24, ekzekutimi është kryer ditën e djeshme për shkak të motit të keq.
Ndërkohë është arrestuar kapiteni i anijes. Ndërsa 24 marinarët janë në anije.
Në 20 shkurt, u bë i ditur lajmi se 6 milje larg portit të Durrësit prej ditësh ishte bllokuar nga autoritetet, anija çisternë “Grace Felix” me 22.500 ton naftë kontrabandë në bordin e saj.
Anija kishte destinacion “Romano Port” ku do të shkarkonte ngarkesën për llogari të kompanisë shqiptare “Bella Gaz” me pronar Ilir Bellën.
/s.f