Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se vijon puna për hekurudhën Tiranë-Durrës.
Kreu i qeverisë thotë se është drejt përfundimit e gjithë traseja hekurudhore për vendosjen e shinave. Rama shkruan se hekurudha do të ketë degëzim në aeroportin “Nënë Tereza”.
“Dhe me punën që vijon për hekurudhën Tiranë-Durrës me degëzim në aeroportin “Nënë Tereza” ku është drejt përfundimit e gjithë traseja hekurudhore për vendosjen e shinave, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
/a.r