Këtë vit do të shohim një votim komplet ndryshe për të zgjedhur fituesin në natën finale të Eurovisionit.
Votimi i cili po bëhet që nga viti 1975 në festivalin e këngës Evropiane, këtë vit do të pësojë ndryshim.
Në vitet e kaluara, rezultatet janë dhënë të kombinuara: 50 përqind nga juria e shteteve dhe 50 përqind nga televotuesit, dhe janë ndarë pikët nga 1 deri 12.
Por, nga viti 2016, këto vota do të jepen ndaras. Pasi shikuesin japin votat e tyre me telefon, SMS ose duke përdorur aplikacionin zyrtar, çdo përfaqësues i 43 shteteve do të ftohet për të prezantuar votat e jurisë profesionale.
Pas prezantimit të këtyre votave, votat nga televotuesit do të tregohet dhe ato do të kombinohen me votat e jurive, gjë që do të nxjerrë shtetet me më së shumti pikë dhe do të zgjidhet fituesi.
Votat e televotuesve do të prezantohen nga udhëheqësit e mbrëmjes, duke filluar me shtetin që ka marrë më pak pikë nga publiku duke përfunduar me shtetin më të votuar, përcjellë lajmi.net
Ata që duan të dinë se si ka votuar vendi i tyre, mund të shikojnë pas përfundimit të mbrëmjes në listën që do të publikohet në Eurovision.tv.
Ky ndryshim më në fund do të japë rastin që të zbutet votimi politik mes shteteve, që është bërë për vite me radhë.