• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryeparlamentari i Izraelit: Ju jemi mirënjohës, shqiptarët na mbrojtën gjatë holokaustit

by Aalison Pearse Stevens
18/02/2016 16:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Parlamentit izraelit i cili ka mbërritur për një vizitë zyrtare në vendin tonë ka vijuar axhendën e tij me një fjalim para deputetëve të Kuvendit gjatë zhvillimit të seancës. Yuli Yoel Edelstein tha gjatë fjalës së tij se shqiptarët janë miq të hebrejve dhe u kanë dalë atyre në krah gjatë holokaustit.

Sipas kreut të parlamentit izraelit lidhjet mes dy vendeve u testuan gjatë holokaustit, kur shqiptarët siguruan mbijetesën e hebrenjve. Edelstein tha se populli izraelit do të jetë mirënjohës ndaj shqiptarëve.

“Lidhjet tona bazohen në vlerat tona të përbashkëta. Kemi bërë progres të rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve tona, por unë besoj se ka ende shumë për të bërë bashkë. Shpresoj ta shtojmë këtë partneritet në fusha të tjera. Lidhjet tona u testuan gjatë Holokaustit, ku në fakt vlerat unike të shqiptarëve bënë që të siguronin jetesën e hebrenjve që kishin ardhur. Shqipëria ka qenë i vetmi vend i pushtuar në botë, ku numri i hebrenjve në vend u shtua gjatë viteve të luftës. Populli i Izraelit do t’iu jetë gjithnjë mirënjohës. 70 vjet pas holokaustit këto vlera janë ende të vërteta në Shqipëri. Ne do të jemi të kënaqur dhe të lumtur që ta ndihmojmë Shqipërinë që të marrë atë pritje që meriton në arenën ndërkombëtare. Falënderoj homologët e mi shqiptar për një ditë të shkëlqyer diskutimesh, dhe shpresoj që puna jonë do të japë një kontribut në zhvillimin marrëdhënieve tona”- deklaroi kryeparlamentari izraelit.

Zoti Edelstein shprehu falënderime edhe për dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” që iu akordua nga presidenti Bujar Nishani, me sugjerim të Kuvendit të Shqipërisë.

Next Post

Ilaçet, Beqaj: Mbajtëm premtimin, shqiptarët paguajnë 30% më pak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

November 9, 2026
Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

November 9, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“PD është në kaos dhe pa strategji” / Leka: Berisha s’mund të kërkojë zgjedhje të parakohshme, ja çfarë e pret opozitën

November 9, 2026
Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

November 9, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Sonte fillon Hënë e re rigjeneruese”, Meri Shehu: Ja 4 shenjat që do të përjetojnë kthesë të papritur!

November 9, 2026
Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

Rama ndan detaje nga takimi me Macron: Folëm për të gjitha temat me interes të përbashkët

November 9, 2026
U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

U transportua me urgjencë në Tiranë, presidenti i Skënderbeut i nënshtrohet ndërhyrjes në zemër

November 9, 2026
“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

“Skifteri” shqiptar publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para! Ja çfarë i kërkova Nigel Farage

November 9, 2026

Shqipëria në sytë e një emigranti

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In