Në 1-vjetorin e sulmit rus në Ukrainë, Këshilli i Sigurimit të OKB mbajti një takim në të nivelit të lartë, ku mori pjesë dhe ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhacka.
“Rusia nuk ka asnjë arsye për të qenë krenare. Me veprimet e saj të gabuara, me politikën e saj katastrofike dhe me luftën e saj kriminale, është izoluar dhe faji bie vetëm mbi të për këtë izolim. Sa më shpejt ta kuptojnë rusët e zakonshëm, aq më shpejt do të ndalet kjo marrëzi.”
Ministrja shqiptare bëri thirrje për më shumë mbështetje.
“Ukraina dhe populli i saj meritojnë të gjithë mbështetjen tonë politike, ekonomike dhe ushtarake, të gjithë solidaritetin tonë në rezistencën e tyre heroike për të mbrojtur veten, për të mbrojtur të drejtën”.
Sipas Xhackës, 141 shtete anëtare nga të gjitha anët e botës, konfirmuan njëzëri se ata nuk duan një botë sipas Rusisë, por një botë sipas Kartës së OKB-së.
/a.r