Avokati Idajet Beqiri ka qenë i ftuar në Dritare TV ku u shpreh se Meta mashtroi shqiptarët duke thënë se vajti në SPAK për denoncime ndërkohë që ai ishte thirrur për të deklaruar krimet dhe vjedhjet që ka bërë.
“Kur u fut në SPAK Meta tha do shkoj të bëj disa denoncime, një pafytyrësi, që të kesh qenë President dhe të thërrasë SPAK dhe të dalësh të mashtrosh të gjithë shqiptarët është turp. Na vjen turp që e kemi pasur President. Ndërkohë që ata thërrasin për të bërë deklarim për krimet që ka bërë dhe ai vajti atje dhe ka bërë deklarime për aferën e rëndë korruptive CEZ-DIA-s. Dha shpjegime sepse është ai i korruptuari kryesor, Shkëlzen Berisha dhe familja e tij.
Kastriot Ismailaj donte t’i merrte me vete gjërat por e tradhtoi dhe bashkëshortja e vet. Aktet që ka dërguar juristi i CEZ vetë janë dokumenta tamam që flasin për një nga afert më të rënda që iu është bërë taksapaguesve shqiptarë. Erdhën dhe në mënyrë korruptive përfituan një shumë të jashtëzakonshme që duhet të ishte në buxhetin e shtetit 414 milion eurot. Me ndërmjetësinë e Metës dhe familjes Berisha i morën dhe pjesën e ‘luanit’ e mbajtën për vete dhe pjese tjetër e morën çekët nga pasuria dhe energjia jonë elektrike. Ky është deficit dhe e kemi në ngarkim ne ndërkohë që është futur në xhepin e tyre dhe për këtë pati dhe një komision hetimor parlamentar. Është një vend që për 32 vjet që jetojmë këtu fatkeqësisht kemi jetuar në një klasë politike që ka menduar nga mëngjesi deri në darkë se si të pasurohen vetë, si të pasurojnë familjet e tyre dhe bashkëpunëtorët e tyre.