• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pse e donte Meta vrasjen e Doshit dhe si e organizoi…”/ Avokati: Ju tregoj pse Ismailaj është i dënuari i vetëm për aferën CEZ-DIA!

by Java News
24/02/2023 16:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Idajet Beqiri ka qenë i ftuar në Dritare TV ku u shpreh se Meta mashtroi shqiptarët duke thënë se vajti në SPAK për denoncime ndërkohë që ai ishte thirrur për të deklaruar krimet dhe vjedhjet që ka bërë.

“Kur u fut në SPAK Meta tha do shkoj të bëj disa denoncime, një pafytyrësi, që të kesh qenë President dhe të thërrasë SPAK dhe të dalësh të mashtrosh të gjithë shqiptarët është turp. Na vjen turp që e kemi pasur President. Ndërkohë që ata thërrasin për të bërë deklarim për krimet që ka bërë dhe ai vajti atje dhe ka bërë deklarime për aferën e rëndë korruptive CEZ-DIA-s. Dha shpjegime sepse është ai i korruptuari kryesor, Shkëlzen Berisha dhe familja e tij.

Kastriot Ismailaj donte t’i merrte me vete gjërat por e tradhtoi dhe bashkëshortja e vet. Aktet që ka dërguar juristi i CEZ vetë janë dokumenta tamam që flasin për një nga afert më të rënda që iu është bërë taksapaguesve shqiptarë. Erdhën dhe në mënyrë korruptive përfituan një shumë të jashtëzakonshme që duhet të ishte në buxhetin e shtetit 414 milion eurot. Me ndërmjetësinë e Metës dhe familjes Berisha i morën dhe pjesën e ‘luanit’ e mbajtën për vete dhe pjese tjetër e morën çekët nga pasuria dhe energjia jonë elektrike. Ky është deficit dhe e kemi në ngarkim ne ndërkohë që është futur në xhepin e tyre dhe për këtë pati dhe një komision hetimor parlamentar. Është një vend që për 32 vjet që jetojmë këtu fatkeqësisht kemi jetuar në një klasë politike që ka menduar nga mëngjesi deri në darkë se si të pasurohen vetë, si të pasurojnë familjet e tyre dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Mirëpo këto dosje për t’i formësuar, goditur duhet t’i përgatisi policia e shtetit shqiptar. Edhe këto gjëra që thash unë policia duhet të kontrollojë si u bë privatizimi i bankës, pse donte Ilir Meta dhe organizoi vrasjen e Tom Doshit, për çfarë arsye Tom Doshi mobilizoi një ushtri të tërë nga jasht shtetit për të zbuluar kush donte ta vriste. Por policia e shtetit nuk ka dërguar asnjë dosje në SPAK, këto dosje janë dërguar ose nga gazetarë investigativë, ose qytetarë ose avokat mes të cilëve dhe unë. Policia është autoriteti më i lartë dhe fuqiplotë që ka fuqinë e zbulimit dhe luftën kundër krimit, por policia nuk ka dërguar asnjë afëerë të tillë, pse nuk e çoi dosjen e Gërdecit, vjedhjen e floririt, CEZ-DIAN.”,tha Beqiri.
Next Post
Flet italiani që kërkohet nga SPAK: S’e punësova unë babain e Alqi Bllakos! Borderotë i firmosja ‘letra të bardha’

Flet italiani që kërkohet nga SPAK: S’e punësova unë babain e Alqi Bllakos! Borderotë i firmosja ‘letra të bardha’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

October 8, 2026
Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

October 8, 2026
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Protestat, Balla e drejton gishtin nga fqinjët: Të bindur që duhet të ndërtohet në Zvërnec

October 8, 2026
J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

October 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Reforma Territoriale e imponuar me arrogancë, PS duket sikur ka bërë autogol

October 8, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

“Vetëm në 2 maj jo”/ Balla tregon se kur “merr jetë” reforma territoriale

October 8, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Jo ‘kush’, por ‘ti’”, Erion Braçe: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

October 8, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Reforma nuk bëhet për ndikim elektoral”/ Mazniku: PS do e fitojë prapë Korçën, s’ndryshon asgjë

October 8, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Komisioni i Posaçëm për Territorialen, mazhoranca do të heqë paritetin me opozitën

October 8, 2026
PD kërkoi Komision Parlamentar për KAYO-n, Balla në Konferencën e Kryetarëve: Nuk plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore!

“Donim 49 bashki, por s’kishim votat”, Balla nxjerr sekretet e reformës se 2014-ës

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com