Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në vizitë zyrtare në Japoni ka takuar një qytetar shqiptar i cili jeton prej 17 vitesh atje por do të kthehet në Shqipëri.
Edi Rama: Ja ku është flamuri i kudondodhur, në Hiroshima. Por nuk është vetëm flamuri, edhe flamurtari.
Flamurtari: Është kënaqësi që na erdhe kryeminsitër dhe është kënaqësi që kudo që shkon, shqiptarët i takon.
Edi Rama: Thuaji pak nga je.
Flamurtari: Jam nga Nivica e Tepelenës.
Edi Rama: Si erdhe këtu?
Flamurtari: Jam martuar me një japoneze.
Edi Rama: Një niviciot nga maja e Kurveleshit që i mori zemrën një japonezeje. Edhe japonezja e mori me vete bashkë me zemrën.
Flamurtari: Bëj 17 vjet këtu, më mungon Shqipëria. Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që të mos largohen nga Shqipëria. Japonia është vend i zhvilluar, por është shumë e vështirë. Punoj 18 orë në ditë dhe jam shumë i vetmuar. Më mungon Shqipëria dhe do të kthehem shumë shpejt.
Edi Rama: Po thuaj pse do kthehesh?
Flamurtari: Do kthehem sepse fshati im ka marrë zhvillim që mendoj se është shumë herë më mirë se këtu ku ndodhem. Vendet e zhvilluara janë shumë të vështira. Nuk ka si Nivica. Ka rrugën, turizmi po shkon shumë mirë dhe mendoj të kthehem e të bëj diçka. Jam shumë falënderues sinqerisht për atë që keni bërë.
Edi Rama: Tani hajde hap një agroturizëm në Nivicë dhe të siguroj se do jesh më i lumtur dhe në fund të ditës do kesh më shumë se ç’të mbetet këtu.
Flamurtari: Jam mëse i sigurt për këtë.
Edi Rama: Ka ardhur koha që edhe gruaja japoneze të bëjë sakrificën e vet. Boll ndjenje me njerëzit e gruas. Të vij të rrijë ajo me njerëzit e tu tani.
Flamurtari: Bashkëshortja e di se si është Japonia dhe ka qenë në Shqipëri. Edhe thotë gjithmonë, le të kthehemi në Shqipëri. Njerëzit kanë dashuri, jetojnë të lumtur.
Edi Rama: Mos thuaj jetojnë të lumtur se do të të shajnë se të gjithë ankohen.
/e.d