Përplasja me armë e grupeve kriminale shqiptare, që përfundoi me vdekjen aksidentale të 40-vjeçarit shqiptar vijon të hetohet nga autoritetet greke.
Mediat greke kanë publikuar detaje të reja lidhur me ngjarjen. Bëhet me dije se në momentin kur ka ndodhur përplasja 40-vjeçari shqiptar që mbeti viktimë ka qenë ulur në lokal, por ishte i shoqëruar edhe nga një grua.
Ndonëse nuk është parë pas ngjarjes, dhe kjo ka bërë autoritetet që të dyshojnë, pasi fillimisht u raportua se shqiptari ishte në lokal duke parë ndeshjen dhe më pas një grup prej 7 shqiptarësh kanë hyrë brenda duke debatuar me tone të forta, dhe më pas janë zhvendosur jashtë ku sherri ka agravuar me përdorimin e armëve.
Për pasojë plumbi qëlloi 40-vjeçarin shqiptar që ndodhej brenda në lokal i cili nuk arriti ti mbijetojë plagëve të marrë dhe humbi jetën.
Sakaq efektivët vijojnë kërkimet për gjetjen e gruas, ndërsa kanë nisur procesin e krahasimit të gjurmëve të gishtave dhe të materialeve që janë marrë nga tavolina dyshohet se mund të ishin ulur autorët e sherrit dhe pikat e tjera u mund të kenë pasur kontakt.
Ndërkohë oficerët e departamentit të vrasjeve kanë thënë se dy makina të marra me qinra nga një kompani në qendër të Athinës, po prëdoreshin nga një shqiptar , bashkëpronar i një clubi në rrugën Liosion i cili njihet edhe një të kaluar kriminale.
Në vendlindjen e tij, në Shqipëri, të afërmit dhe miqtë e viktimës do t’i japin lamtumirën e fundit të ndjerit, 39-vjeçarit hidraulik Pëllumb Islami, nesër në mesditë.