37 të burgosur në Burgun e Dubravës kanë hyrë në grevë. Shkas për këtë janë bërë kushtet higjienike që mbretërojnë në pavijonin 4 të kësaj Qendre Korrektuese. Ata që kanë refuzuar të marrin edhe ushqimin ditor ndërsa po kërkojnë një takim me drejtorin e Qendrës Korrektuese në Dubravë. Se në pavijonin 4 të këtij burgu ka grevë e ka konfirmuar për Klan Kosovën edhe Ismail Dibrani, drejtor i kësaj qendre. Ai ka thënë se aktualisht udhëheqësi i pavijonit të 4 është në takim me të burgosurit në përpjekje për t’i bindur ata për të dalë nga greva. Por, ka shtuar se edhe ai vetë do të shkojë në takim me të burgosurit për të bërë përpjekje që të burgosurit të ndërkrejnë grevën.