Pranë zonës së quajtur “Pallati me Shigjeta”, policia dhe 9 familje rome janë përfshirë sot në konflikt për shkak të shembjes së banesave të tyre.
Inspektoriati Kombetar i Mbrojtes se Territorit ka shkuar sot që të shembë 9 objektet ku pritet që të kalojë Unaza e Madhe e Tiranës, por vendimi i tyre është kundërshtuar nga komunitetit rom.
Familjet rome kërkojnë kompesim nga ana e shtetit, në të kundërt, ata refuzojnë të dalin nga shtëpitë. Irritimi i komuniteti rom ka bërë që polica të ndërhyjë.