Një grua e cila ishte mbajtur si skllave seksi nga militantë të ISIS ka treguar se si ajo dhe femrat e tjera ishin detyruar të luteshin para se të përdhunoheshin. 21 vjeçarja Nadia Murad, ishte në mesin e më shumë se 5000 femrave jazide të cilat u morën peng nga ISIS. Ajo ka folur për eksperiencat e saj të tmerrshme në duart e luftëtarëve të ISIS, të cilët e blenë dhe e shitën atë dhe femrat e tjera si skllave. Duke folur para studentëve në Universitetin e Kajros, ajo raportohet të ketë treguar se militantët e ISIS ‘përdori forcën për t’i detyruar pengjet të luten dhe pastaj të përdhunohen’.