SPAK nis proceduarat për ekstradimin e Leonard Dukës, i përfshirë në vrasjen e ish policit Santiago Malko
Dosja ndaj tij i është përcjellë menjëherë Ministrisë së Drejtësisë, e cila tashmë pritet që pasi të bëjë përkthimet dhe procedurat përkatëse t’ja delegoj atë autoriteteve përkatëse e të nisë proceduarat e ekstradimit.
Burime bëjnë me dije që brënda 10 ditëve Ministria e Drejtësisë, do i dërgojë autoriteteve belge dosjen dhe akuzat që rëndojnë mbi 37-vjeçarin, që do përdoren për ekstradimin e tij drejt vendit tonë.
Duka u arrestua në një provincë të Belgjikës, 3 ditë më parë, pas shkëmbimit të informacioneve mes Belgjikës dhe Shqipërisë.
Leonard Duka akuzohet nga SPAK për vrasje me paramendim të ish policit Santigo Malko. Sipas strukturës antikorrupsion ai kanorganizuar vrasjen e ish policit pasi ky i fundit ishte mik i Ervis Martinajt, kundershtar me klanin Duka./m.j