Kryeministri Edi Rama u pyet këtë të enjte nëse është i gatshëm të bëjë një debat publik me Sali Berishën.
Shefi i ekzekutivit iu drejtua gazetarit Blendi Fevziu duke i cituar Jezus Krishtin: “Lëri të vdekurit të varrosin të vdekurit”.
Gjatë emisionit Opinion, Rama iu referuar disa herë Berishës se është një i vdekur që mendon se është gjallë.
“Një nga ata që i doni të mirën të vdekurit je dhe ti Fevzi, por bën mirë t’i thoni të vërtetën dhe të mos e leni të dalë nga shtëpia” – tha Edi Rama.
/a.r