Ashtu si shumë liderë të tjerë edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden i ka dërguar një mesazh urimi homologes së tij Vjosa Osmani me rastin e 15 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë vlerëson marrëdhëniet mes dy vendeve dhe shprehu mbështetjen e Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës në të gjitha drejtimet.
“Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, ju dërgoj urimet më të mira për ju dhe popullin e Kosovës, teksa shënoni 15 vjetorin e pavarësisë së vendit tuaj. Përgjatë viteve të fundit, Kosova dhe Shtetet e Bashkuara kanë forcuar institucionet demokratike për të ofruar në mënyrë të barabartë efektive qeverisje të mirë, sundim të ligjit dhe mundësi për qytetarët në të dy vendet tona”, shkruan Biden.
Ndër të tjera, Presidenti Biden shprehu mbështetje për integrimin e Kosovës në institucionet euroatlantike, si dhe për dialogun me Serbinë.
/a.r