Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i cili është përjashtuar nga Kuvendi për 5 ditë në bazë të vendimit të Komisionit të Etikës ditën e djeshme për shkak të trazirave seancën e shkuar.
Në një pronocim për mediat, deputeti Këlliçi ka deklaruar se kanë dorëzuar ankim në Byronë e Kuvendit për këtë vendim dhe kërkojnë që të hyjnë brenda në seancë plenare pasi sipas tij nuk kanë shkelur asnjë ligj thjesht kanë kërkuar të drejtën e fjalës.
Belind Këlliçi: Di të ju them që aty janë trupat e Gardës së Republikës që po bëjnë luftë me deputetët athu se po i shkojnë Ramës në Surrel. Kjo shkresë është zyrtare. Në zbatim të nenit 65 kemi bërë kërkesë, kemi ankimuar vendimin e Komisionit të Etikës. Ky vendim që është marrë, pezullohet. Byroja nuk është mbledhur, kemi njoftuar sekretatin e Kuvendit, Gardën e Republikës të tërheqin këto djem tek dera dhe të futemi dhe të marrim pjesë në seancë. Në momentin që do të mblidhet Byroja, të na njoftojnë. Kemi zbatuar Rregulloren e Kuvendit dhe tani që ne flasim vendim i djeshëm i Komisionit të Etikës është pezulluar. Nuk e di se çfarë dokuementi duhet të plotësojmë që të marrim pjesë në seancë. Është hera e dytë që pezullohem nga seanca pa folur. Kjo ëshrtë çmenduri e Ramës dhe Nikollës. E kuptoj që McGonigal e ka tërbuar Ramën.
Ajo që i kemi komunikuar Gardës është që sjellja duhet të jetë me etikë. Një vendim antikushtetues, turpërues për ata që e marrin, kush janë këto, nga kush e mbrojnë këtë Parlamentin, pse nuk dalin këta të ndalojnë Ramën që vjedh vendin çdo ditë? Nuk duhet të ndalojnë deputetët e opozitës që bëjmë detyrën. Ku e kemi shkelur rregullin? Çfarë kemi bërë? Çfarë bëra unë? Se futa një mbajtëse celulari në sallë? Kërkojmë të drejtën e fjalës. Një muaj kjo sjellje absurde. I bëj thirrje sekretarit të Kuvendit dhe Nikollës që të zbatojë ligjin, ne duhet të futemi në seancë plenare. Garda duhet të zbatojë ligjin. Ne duhet të futemi brenda. Duhet të dalë vendimi i Byrosë, unë në zbatim të rregullores duhet të futem brenda. Nuk tentuam forcërisht ne. Nuk jam i përjashtuar, ja ku janë dokumentat. Në Byro nuk kemi punë, kemi çuar dokumentat. Dua të marr pjesë në seancë plenare. Dua të futem në seancë dhe të pres vendimin e Byrosë së Kuvendit. Byroja qëllim ka të na pengojë fjalën e lirë. Ne duam të marrim pjesë në seancë, kaq e thjeshtë është e gjitha.
/a.r