Një rekrut 20-vjeçar i identifikuar me emrin Sergei Grindin vrau veten në një njësi ushtarake pranë Moskës.
Në shënimin që ka lënë ai shkruan se një ditë më parë është përfshirë në listën e rradhës për Ukrainën. Ai thotë gjithashtu se ka kërkuar të lihet në njësinë ushtarake sepse askush nga kompania e tij nuk është kthyer nga Ukraina, por pas kësaj komandanti dhe nënoficerët nuk kanë pushuar së e ngacmuari.
“Vendosa të vdisja këtu në atdheun tim, pa gjak të huaj në duar”, ka shkruar ushtari i ri.
Në fund të tetorit 2022, Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ruse kishte siguruar që rekrutët e thirrur në vjeshtë nuk do të dërgoheshin në luftë ose për të shërbyer në territoret e pushtuara./m.j