I ftuar në emisionin “Zona Zero”, ditën e sotme ishte gazetari Elkier Bushkolaj, i cili dha më shumë detaje në lidhje me operacionin e ndërmarrë ditën e sotme nga SPAK, për sekuestrimin e pasurive të Ervis Martinajt, i cili prej 6 muajsh rezulton i zhdukur.
Sipas Bushkolajt, Martinaj nuk është vrarë ndërsa shtoi se hapi i radhë së familjes do të jetë apelimi i vendimit të sekuestrimit të pasurisë.
“Duhet theksuar se ky aksion i SPAK erdhi pas arrestimit të Leonard Dukës, dikur ishte bashkëpunëtor i të në biznes, dhe sot janë rivalë që u përfshinë në shumë vrasje.
Por pyetja është çfarë ndodh me këto prona? Kush ka guximin t’i marrë dhe ti gëzojë këto prona? Nuk mendoj se ai është vrarë edhe pse familja është në gjakmarrje. Kundërshtarët e tij janë të fortë.
Familja do apelojë vendimin ose do kërkoj specifikimin cilat janë të ligjshme dhe cilat të paligjshme.”- tha gazetari./m.j