Bashkëthemeluesi i Microsof, Bill Gates, njihet si një person që ka parashikuar përparimet teknologjike, si edhe krizat shëndetësore dhe pandemitë. Në një bisedë në TED Talk në vitin 2015, Gates paralajmëroi se një pandemi do të ndodhte dhe bota nuk ishte e përatitur. Kohët e fundit, paralajmërimet e tij janë përqëndruar në një kërcënim tjetër për sigurinë globale: bioterrorizmin.
Sipas Interpolit, bioterrorizmi i referohet “lëshimit të qëllimshëm të agjentëve biologjikë ose toksinave me qëllim të dëmtimit ose vrasjes së njerëzve, kafshëve ose bimëve me qëllimin për të frikësuar ose detyruar një qeveri ose popullatë që të bëjnë një gjë të caktuar.”
Bioterrori dhe pandemitë janë njësoj, thotë Gates, sepse ato e ekspozojnë njerëzimin ndaj sëmundjeve të rrezikshme dhe madje vdekjeprurëse, por “bioterrori është pak më i vështirë për t’u mbrojtur, sepse kushdo që përpiqet ta bëjë atë, e bën me vetëdije dhe e kupton mbrojtjen ndaj këtij sistemi.”
Interpoli thotë se ka informacion të mjaftueshëm në dispozicion për të treguar se disa individë dhe grupe terroriste kanë aftësinë dhe synojnë të përdorin agjentë biologjikë për të shkaktuar dëme në shoqëri.
Ashtu siç bëri kur paralajmëroi se nuk ishim të përgatitur sa duhet për një pandemi përpara se të përhapej koronavirusi, Gates ka bërë thirrje për investime më të mëdha në teknologji për të zbuluar dhe për t’iu përgjigjur sulmeve bioterroriste.
Gates, njeriu i pestë më i pasur në botë dhe kontribuesi i dytë më i madh në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, beson se duhet të forcohet bashkëpunimi ndërkombëtar dhe sistemet globale shëndetësore për të siguruar që bota të jetë më e përgatitur kundër kërcënimeve biologjike.
/s.f