Ish-ministri i Jashtëm, Nikos Christodoulides, është zgjedhur presidenti i ri i Qipros në balotazhin e të dielës. Rivali i tij, diplomati veteran Andreas Mavroyiannis, pranoi humbjen.
Christodoulides, 49 vjeç, bëri fushatë nën moton e një force bashkuese për Qipron e ndarë etnikisht, duke i’u shmangur ndarjeve ideologjike dhe partiake. Mesazhi i tij arriti te depertontre tek një shtresë e gjerë votuesish.
Andrea Mavroyiannis, i cili kishte shërbyer si ambasador në Kombet e Bashkuara, u pozicionua si personi i ndryshimit, duke sjellë një epokë të re politike pas një dekade sundimi nga presidenti në largim Nicos Anastasiades.
Duke folur para një turme mbështetësish, 66 vjeçari Mavroyiannis pergëzoi për fitoren presidentin e ri Nikos Christdoulides.
“Dua të përgëzoj Nikos Christodoulides për fitoren e tij në zgjedhje dhe t’i uroj atij më të mirat në pushtet, “Më vjen keq që nuk arritëm të përmbushnim shpresat dhe pritshmëritë për ndryshime të mëdha progresive që i duhen atdheut tonë “– tha Mavroyiannis.
Presidenti i ardhshëm përballet me probleme që variojnë nga një bllokim në bisedimet e ribashkimit me qipriotët turq në ishullin e ndarë etnikisht dhe mosmarrëveshjet në mes të inflacionit, deri te pasojat nga skandalet e korrupsionit dhe një rritje e emigrimit te popullise.
/a.r