Juristi Kreshnik Spahiu komentoi protestën e opozitës të mbajtur këtë të shtunë nga opozita në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Spahiu e cilësoi protestën të dobët si nga forca, kohëzgjatja dhe numri i personave të pranishëm në shesh.
“Protestat e Lulzim Bashës të bëra në vitin 2019 ka qenë 100 herë më të madhe dhe më masive sesa protesta e sotme e Sali Berishës, apo ajo e dhjetorit.
Protesta e Lulzim Bashës kanë qenë dhe më të gjata në kohë. Lulzim Basha i ka mbajtur dhe 3 muaj natë e ditë në shesh.
Protestat e Lulzim Bashës në 2019-ën kanë qenë më të dhunshme, kanë qenë më të forta dhe më rezistente dhe kanë krijuar përplasje përballë institucioneve.
Protestat e Berishës janë 100 herë më të dobëta në numër, në kohëzgjatje dhe në forcë, kjo sepse kemi një opozitë të përçarë, në kohëzgjatje dhe në forcë, kjo sepse kemi një opozitë të përçarë dhe më të pamotivuar.
Edhe opozitari më berishian që e mbështet në këtë doktrinë nuk mendon se Rama do të bie”, tha Spahiu në Euronews Albania./m.j