Pas grushtit të 6 dhjetorit, Sali Berisha ka forcuar sigurinë në protestën e sotme.
Në videon e mëposhtme shihet se Berisha ka një kordon të dyfishtë sigurie.
Truprojat e rrethojnë që në momentin që del nga selia e Partisë Demokratike dhe e shoqërojnë deri në bulevardin ‘Dëshmitarët e Kombit’, ku ai i bashkohet turmës së protestuesve.