Komiteti i Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) ka filluar një rishikim të ilaçeve që kanë në përmbajtjen e tyre elementin e pseudoefedrinë, kjo pas shqetësimeve të disa pacientëve.
Ky element zakonisht gjendet tek ilaçet që përdoren për të parandaluar gripin dhe për të zhbllokuar hundët dhe mund të sjellë probleme ishemike kardiovaskulare dhe cerebrovaskular duke përfshirë goditjen në tru dhe atakun në zemër, por nuk është konfirmuar ende.
Pseudoefedrina është një ilaç që përdoret vetëm ose në kombinim me ilaçe të tjera për të trajtuar bllokimin e hundës për shkak të të ftohtit, gripit ose alergjis dhe bën që enët e gjakut të ngushtohen, por kjo ka sjellë probleme në lidhje me rrezikun e sindromës së encefalopatisë dhe vazokonstrikcionit. Prandaj, po rishikohet përdërimi i këtij elementi në ilaçe pasi mund të çij në ishemi, furnizim të reduktuar të gjakut në tru dhe të sjellë komplikime kërcënuese për jetën.
Rishikimi vjen pasi disa pacientë që përdorin barna që përmbajnë pseudoefedrinë kanë pasur probleme të tilla.
/s.f