Fabrikat e qumështit ‘kërcënuan’ disa ditë më parë se do të rrisnin çmimin e bulmetit të deles dhe të dhisë. Rritja e çmimeve varionte nga 8% deri në 38 %, një kosto që bëhej gati e papërballueshme për konsumatorët. Rritja e çmimëeve u justifikua me faktin se ka mungesë të lëndës së parë të qumështit si dhe shtrenjtimit të blerjes së tij nga blegtorët.
Mirëpo gjatë mesditës së sotme, shoqata e fabrikave të qumështit ka përgënjeshtruar lajmin që me forcë e futën në media si paralajmërim. Duke lexuar deklaratën e mirëshkruar, e duke u shprehur përkrah konsumatorëve, shoqata tha se lajmi është i pasaktë dhe keqinformim. Sipas tyre është vetëm një fabrikë qumështi që ka vndosur të rrisi çmimet dhe jo të gjitha fabrikat.
“Është vetëm një kompani, që është anëtare e shoqatës sonë, e cila ka lajmëruar për rritje të çmimeve, vetëm për produktet me qumësht dele dhe dhie. Edhe kjo kompani, e gjendur në një situatë shumë të vështirë të kostove të operimit, është ndikuar nga kostot e shtuara në grumbullimin dhe përpunimin e lendës së parë për qumështin e deles dhe dhisë. Ky është një treg i lirë dhe asnjë operator nuk ka mundësi të vendosi për çmimet” – thuhet në deklaratën e tyre.
Kjo ishte rritja e dytë që fabrikat e qumështit tentuan të kryenin për çmimet e bulmetit, duke krijuar një monopol në treg. Ndikuar nga revolta e konsumatorëve dhe paralajërimi se nuk do të kishte blerje të produkteve, duket se kompanitë janë tërhequr./m.j