Revista Amerikane “Mother Jones” shkruan se çështja McGonigal, ka tërhequr vëmendjen mbi një nga operacionet më të çuditshme të ndikimit të huaj që ka ndodhur në Uashington, një përpjekje e lidhur me Rusinë për të ndikuar në politikën amerikane.
Për këtë përpjekje, revista i referohet lobimit të Partisë Demokratike me para ruse në SHBA, skandal që u zbulua pikërisht nga kjo revistë në vitin 2018.
“Historia e këtij operacion-ndikimi është e ndërlikuar me një zbulim që “Mother Jones” bëri në vitin 2018. Zbulimi kryesor ishte se një kompani misterioze e regjistruar në Skoci e quajtur Biniatta Trade, e cila u krijua nga dy kompani të Belizesë që kontrolloheshin pjesërisht nga dy kompani britanike që ishin secila e kontrolluar nga një shtetas tjetër rus, pagoi 150,000 dollarë në fillim të 2017 një lobisti të Uashingtonit të quajtur Nick Muzin. Kjo për të promovuar në Shtetet e Bashkuara Partinë Demokratike të Shqipërisë.”, shkruan Mother Jones.
Sipas revistës, Muzin përdori influencën e tij për të siguruar suport brenda Portisë Republikane, për kreun e PD në atë kohë Lulzim Basha.
Këtë të fundit, Mother Jones e konsideron si kandidatin e preferuar të Kremlinit për Kryeministër, i cili po përballej në fushatë me kritikun më pro-perëndimor të Putinit, Edi Ramën.
“Si një kundërshtar i flaktë i Ramës, një kritik pro-perëndimor i Putinit që kishte paralajmëruar për përpjekjen e Rusisë për të fituar ndikim në Ballkan, Basha, me sa duket, ishte kandidati i preferuar i Kremlinit.
Në një moment, Muzin e solli Bashën në një mbledhje fondesh të GOP në Wisconsin, ku Trump ishte folësi kryesor. Në këtë ngjarje, ku një donacion prej 20,000 dollarësh i dha një të pranishmi një vend VIP dhe një fotografi me Trump, Bashës iu shkrep fotografia me Trump”, shkruan Mother Jones./m.j