Policia e Kosovës ka shtuar praninë e saj në rrugët e Prishtinës, duke nxjerrë edhe autoblinda, në pritje të protestës së orës 14:00.
Partitë opozitare, VV, AAK dhe Nisma kanë bërë të ditur për një protestë masive në ditën e pavarësisë. Sipas tyre, kjo do të jetë protesta më e madhe që është parë në Kosovë që nga fundi i luftës, më 1999.