Pas kundërshtive publike, Partia Demokratike ka hehdur një tjetër hap kundër projektit të Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e një parku lojrash për fëmijët në kodrat e liqenit artificial, me pretendimin se shkatërron hapësirën e gjelbër.
Partia kryesore e opozitës i ëhstë drejtuar Prokurorië së Tiranës me një padi ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.
Padinë e dorëzoi ditën e sotme Sekretari për Aksionin Qytetar në PD, Ervin Salianji.
Në padinë e depozituar, kryebashkiaku akuzohet nga PD për “shpërdorim detyre’ dhe “ndërtim të paligjshëm”.
Ditën e djeshme, këshilltarë të Partisë Demokratike dhe aktivistë të shoqërisë civile shembën rrethimin e ngritur në Parkun e Liqenit artificial në Tiranë, ku bashkia planifikon të ngrejë një hapësirë multifunksionale. Sipas te djathtëve në Këshillin Bashkiak, vendimi për të prerë pemët në park është një shkelje e ligjit. Ata pretendojne se ai nuk ka dhënë informacione për projektin në Këshillin Bashkiak dhe se ka shkelur disa pika të ligjit 107 të miratuar në vitin 2014.