Sali Berisha komentoi artikullin e New York Times, ku flitet për çështjen e ish-zyrtarit të FBI-së, McGonigal dhe lidhjen e tij me kreun e qeverisë tonë Edi Rama.
Në një deklaratë për mediat Berisha thotë se Edi Rama i cili është turpi i botës së lirë dhe thotë se ai duhet të largohet nga qeveria menjëherë.
“Gazeta më e madhe në SHBA njofton të gjithë dosjen shqiptare dhe i kushton një shkrim të gjatë aferës Rama-McGonigal, kryesisht dosjes shqiptare. Në këtë mënyrë, Edi Rama është turpi i botës së lirë. Ai duhet të largohet sepse në mënyrë absolute asnjë shqiptar, përveç Duçkës dhe Nezës dhe ndonjë tjetri, nuk kanë pse paguajnë asnjë haraç për të”– tha ai.
Mirëpo i pyetur nga gazetarët se pse e quajti New York Times ‘letër higjienike’ kur kjo e fundit shkruajti për Gërdecin, Berisha tha:
“Atëherë gazet shpifi për Shkëlzen Berishën prandaj e kam quajtur ashtu. Unë kontaktova zv.kryeredaktoren dhe i kërkova të botonte përgenjëhtrim, por s’e bëri”.
/javanews/a.r