• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Shërbimet sekrete të Kievit: Putin ka dhënë urdhrin, të pushtohet i gjithë Donbasi brenda marsit

by A R
03/02/2023 13:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kontrolli i të gjithë Donbasit, brenda marsit të këtij viti. Ky është urdhri që presidenti rus Vladimir Putin i ka dhënë gjeneralit Valerij Gerasimov, kreut të ushtrisë ruse dhe prej disa javësh edhe përgjegjësi i fushatës në Ukrainë, zyrtarisht e cilësuar si “operacion special”.

Urdhrin drithërues të Putin e ka zbardhur dje Andriy Chernyak, një nga drejtuesit e Shërbimeve Sekrete Ushtarake (GUR) të Ukrainës, duke shtuar se trupat e Moskës kanë filluar të mblidhen  në zona të ndryshme të Ukrainës që kanë nën kontroll.

Sinjalet për një ofensivë të dytë të Rusisë në Ukrainë janë gjithmonë e më të qarta. Vrojtimet e ekspertëve nga terreni dhe satelitet tregojnë për lëvizje të shumta brenda dhe jashtë kufijve ukrainas, dhe një sulm domethënës sipas analizave të amerikanes Institute of War mund të ndodhë brenda një muaji, por jo në frontin me aktiv deri me tani, atë të Bakhmutit, por nga zona ndërmjet qyteteve  Kreminna dhe Svatove, në rajonin e Luhanskut.
Linja e fronit nga ku mund të nisë ofensiva e madhe ruse në mars
Strategjikisht një sulm i tillë, në rast suksesi, mund të çojë në rikthimin nën kontrollin rus të qyteteve strategjike si Lyman dhe Izium, duke i dhënë një goditje përfundimtare shpresave ukrainase për të mbajtur qytete si Sloviansk dhe Kramatorsk, dhe si pasojë pengesat e fundit për pushtimin e të gjithë Donabasit, objektivit minimal të Moskës për të shpallur një fitore të “operacionit”  të tyre.

Sinjalet përgatitëse janë të qarta. Autoritete pro-ruse që kontrollojnë zonat e pushtuara kanë njoftuar se kompania e vetme e telekomunikacioneve do të pezullojë shërbimet e telekomunikacionit civil, pra edhe internetit, duke filluar nga 11 shkurti, pikërisht në rajonin e Luhanskut.

Thënë kjo, analistët perëndimorë janë tejet skeptikë mbi shanset që një valë sulmesh e re do të mund të ndryshojë së tepërmi ekuilibrat në lindje të vendit, dhe se forcat ruse janë ende të pamjaftueshme për të kontrolluar mbi 11 mijë kilometrat katrorë të Luhanskut dhe Donjetskut që ende janë nën kontrollin e Kievit.

Rusia sipas tyre po detyrohet të sulmojë para se të mbërrijnë mjetet ushtarake të premtuara nga Perëndimi, por moti që në atë zonë ka qenë gjithmonë vendimtar në çdo luftë, nuk duket se favorizon ambiciet e Moskës.

Një sulm në fundin e shkurtit, në përvjetorin e fillimit  të operacionit, ose në mars, do të përkonte me pikun e operacioneve gjatë muajit prill, atëherë ku dëbora i lë vendin shirave dhe  baltës që edhe vitin e kaluar ka qenë aleati më i mirë i Ukrainës.

Praktikisht, edhe territoret që mund të pushtohen përkohësisht nga rusët do të mund të rimerreshin në pranverën e vonë nga një kundërsulm i Kievit, të përforcuar nga furnizimet perëndimore.

/a.r

Next Post
Projektrezoluta për Srebrenicën/ “I pari në listë ka firmosur i fundit”/ Gjekmarkaj: Punë shërbëtorësh që Tritani i bën

“Barleti i hershëm” magjepsja e re Nadin-Plasari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç riemëron Ana Brnabiç si kryeministre të Serbisë: Nuk do ta ketë mandatin të plotë

“Po përgatitet arrestimi i Vuçiçit” / Brnabiç ngre alarmin pas fitores së studentëve: Ka nisur terrori revolucionar

October 28, 2026
“M’u lutën që të bëhesha zëvendëskryeministër”- Braçe: Nuk e shikoj Bashkinë e Tiranës si ofiq, por si vend pune! S’dua të bëhem Kryeministër

VIDEO / Braçe paralajmëron tregtarët për uljen e taksave: Përfitimi t’u shkojë qytetarëve, jo në xhepat tuaj!

October 28, 2026
Frikë në Elbasani-Partizani, lojtari bie pa ndjenja në fushë!

Frikë në Elbasani-Partizani, lojtari bie pa ndjenja në fushë!

October 28, 2026
Itali, gjykatat lirojnë kryeanarkistin Youssef, marokeni akuzohet se drejtoi dhunën në protesta! Proteston ashpër Meloni

Itali, gjykatat lirojnë kryeanarkistin Youssef, marokeni akuzohet se drejtoi dhunën në protesta! Proteston ashpër Meloni

October 28, 2026
Në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Kroacia i riu shqiptar

EMRI/ Në kërkim nga SPAK për dosjen “Revanshi”, ekstradohet nga Gjermania anëtari i grupit kriminal! Ndihmoi në vrasjen e vitit 2020

October 28, 2026
Javët e dhunshme goditën turizmin, anulohen rezervime nga të huajt në Durrës!

Javët e dhunshme goditën turizmin, anulohen rezervime nga të huajt në Durrës!

October 28, 2026
Trump lë të hapur mundësinë e ndërhyrjes për krijimin e një qeverie uniteti në Izrael

Trump lë të hapur mundësinë e ndërhyrjes për krijimin e një qeverie uniteti në Izrael

October 28, 2026
Presidenti izraelit iu bën thirrje partive të bëjnë gjithçka për të shmangur zgjedhjet e reja

Presidenti izraelit iu bën thirrje partive të bëjnë gjithçka për të shmangur zgjedhjet e reja

October 28, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkak dyshohet gabimi njerëzor! Të paktën 68 viktima nga përplasja e trenave

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkak dyshohet gabimi njerëzor! Të paktën 68 viktima nga përplasja e trenave

October 28, 2026
Transferimi i çuditshëm, kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në paraburgimin e Fierit!

U transferua befasisht nga paraburgimi i Durrësit në Fier, Veliaj i bën kërkesë zyrtare institucioneve: Dua urdhrin dhe arsyen e këtij vendimi!

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In