Një vrasës, anëtar i mafies italiane “Ndrangheta”, i cili ka qenë në kërkim që prej vitit 2006 është kapur në Francë ku prej tre vitesh jetonte nën maskën e një kuzhinieri picash.
Kapja e Edgardo Greco në Saint- Etienne është arrestimi i dytë i profilit të lartë mafioz brenda pak javësh.
Më herët u arrestua Matteo Messina Denaro kishte qendruar në arrati për 30 vite. Që të dy kanë qenë në kërkim për masakrën e vitit 1990.
Ndërkohë që Messina Denaro ishte “bosi i bosave” në Siçili, për famëkeqen “Cosa Nostra”, Greco ishte pjesëtar i “Ndranghetës”, e cila e kishte origjinën e saj në Kalabri, në jug të Italisë.
63 –vjeçari Greco ishte shpallur në kërkim për vrasjen e dy vëllezërve gjatë një lufte mafioze mes dy bandave në fillim të 1990. Stefano dhe Giuseppe Bartolomeo u rrahën për vdekje në qytetin e Coznesa në 1991, trupat e tyre nuk u gjetën kurrë, dyshohet se ata janë tretur në acid.
Greco, ishte pjesë e një bande rivale është akuzuar edhe për vrasjen e një burri tjetër, e cila ka ndodhur në të njëjtin vit e në të njëjtin qytet.
Ai u arratis në vitin 2006, kur ndaj tij u lëshua një urdhër arresti. Tetë vite më vonë, mafiozi u vendos në qytetin francez të Saint- Etienne, në jug perëndim të Lionit, duke punuar si picier në një restorant italian.
Sipas BBC, Mafiozi jetonte nën një identitet të rremë, duke e quajtur veten Paolo Dimitrio dhe jetonte i qetë ndërkohë që në Itali ishte dënuar me burgim të përjetshëm.
Ai fitoi kaq siguri nga emri i tij i rremë saqë në Korrik të 2021 ai u shfaq në një artikull të një gazette lokale, ku mburrej me recetat e tij si shef kuzhine. Greco përveç emrit kishte ndryshuar edhe imazhin e tij, ai shfaqej me mjekër gri dhe me syze.
Megjithatë ai ndiqej ende nga Prokurori Nicola Gratteri, i cili për dekada ka luftuar grupin mafioz “Ndrangheta”.
Në një deklaratë, pkarabinierët italianë thanë se që nga viti 2019, hetuesit kishin gjurmuar rrjetin mbështetës të Grecos, i cili i drejtoi ata përtej Alpeve në Saint-Étienne.
Interpoli tha se operacioni i tij anti-Ndrangheta bashkëpunoi me autoritetet franceze për të gjetur vendndodhjes së Grecos. Policia italiane më pas konfirmoi identitetin e tij dhe arriti ta arrestonte.
Ministri i Brendshëm italian Matteo Piantedosi vlerësoi policinë për nxjerrjen para drejtësisë të një prej kriminelëve më të këqij të Italisë, ndërsa kreu i rajonit të Kalabrisë, Roberto Occhiuto, tha se arrestimi nënvizoi angazhimin e Italisë në luftën kundër të gjitha formave të krimit të organizuar.
/s.f