Ky opsion ka nisur të përdoret në disa vende si për shembull Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Australi. Përdoruesit e kanë krahasuar atë me MSN Messenger. Tashmë “Notes” ka nisur të përdoret edhe në Europë.
Themeluesi i Meta, firma që zotëron edhe Instagram, Mark Zuckerber e përshkruan këtë opsion si një mënyrë të re për të shpërndarë mendimet dhe për të parë se çfarë po bëjnë miqtë.
“Gjatë testeve të para, mësuam se njerëzit pëlqenin të kishin një mënyrë të lehtë për të shpërndarë se çfarë kishin në mendje dhe për të nisur një bisedë”, tha ai.
“Notes” shfaqet në seksionin e mesazheve. Për të krijuar një “Note” duhet që të klikohet në butonin plus dhe më pas mund të shpërndani në 60 karaktere se çfarë keni në mendje.
Pastaj keni dy opsione, ku ju mund t’ua dërgoni shënimi njerëzve që ju ndjekin, ose miqve të afërt. Ashtu si “Story”-t në Instagram, “Notes” zhduken pas 24 orësh nga postimi./tvklan.al
/e.d