Shiu ka lënë pasoja në disa qytete të vendit gjatë dy javëve të fundit. Mbrëmjen e sotme njoftohet se 1400 Ha tokë ndodhen ende në pushtetin e ujit në SHkodër.
Mësohet se rruga e Obotit ka prezencë të ujit rreth 90 cm. Ndërsa ujësjellësi Oblika 1 ndodhet jashtë funksionit.
Për banorët të cilët kanë qenë të bllokuar nga uji u janë dërguar ndihma si ushqimet, çizme dhe baza ushqimore për bagëtitë.
Njoftimi:
Situata ne Bashkine Shkoder, ne oren 18.00 te dates 26.01.2023 paraqitet si me poshte :
Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shenon kuoten 6.35 ka renie me 5 cm me oren 08.00 te dates 26.01.2023 ( kuota max 7.50 m )
Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shenon 8.55 m ka renie me 5 cm me oren 08.00 te dates 26.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).
Siperfaqja totale e permbytur ne Bashkine Shkoder eshte 1400 Ha, ka e pandryshuar me oren 08.00 te dates 26.01.2023
Njesia Administrative Ana e Malit 1300 Ha e permbytur.
Rruga e Obotit ka prezence uji 90 cm, e pandryshuar me oren 08.00 e dates 26.01.2023
Ujesjellesi Oblika 1 eshte jashte funksionit.
Ka prezence uji ne oborre, stalla e garazhe ne 110 banesa, nga 30 qe ishin ne oren 08.00 ( Obot 95 banesa, Muriqan ” Xhakaj, Kurtaliaj e Gallube” 15 banesa).
Rrezikon te bllokohet rruga e Gorices
Ne rrugen e Obotit ka operuar nje mjet i kalueshmerise se larte se bashku me 4 forca te ushtrise.
Njesia Administrative Dajç 100 Ha toke bujqesore .
Rruga Shirq-Darragjat eshte e pa kalueshme,ka presence uji ne nje lartesi 80 cm .
Kerkohet :
– Pako ushqimore per banoret e bllokuar nga uji.
– Baze ushqimore per blegtorine.
-Çizme te gjata rreth 50- 60 pale per Obotin
Grupet e EC te Bashkise Shkoder jane ne monitorim te vazhdueshem te situates.
/e.d