Deputetët e Partisë Demokratike kanë depozituar kërkesën për ndryshimin e Rendit të Ditës në Seancën e sotme Plenare.
Në kërkesën zyrtare drejtuar kryetares së Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikolla thuhet se si pikë e parë e rendit të ditës duhet të jetë një Mocion me debat për “çështjen McGonigal” që sipas tyre është një skandal që ka përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama.
“Si dhe, bazuar në Nenin 31 pika 2 dhe Nenin 98 të Rregullores së Kuvendit, një grup prej 16 deputetësh kërkon: Ndryshimin e Rendit të Ditës. Në përputhje me pikën 1, përfshirjen si pikë e parë e Rendit të Ditës të një Mocioni me Debat për çështjen e mësipërme.
Kryetarja e Kuvendit të mbledhë menjëherë pas dorëzimit të kësaj kërkese, Konferencën e Kryetarëve, para fillimit të Seancës Plenare datë 26 janar 2023, ora 11.00, për të bërë ndryshimin e Rendit të Ditës të kësaj seance sipas kërkesës së mësipërme”-thuhet në shkresë zyrtare.
/a.r