Pronari i një lokali në Durrës është vënë në pranga pasi ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e policisë.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se Lavdosh Serani, 41 vjeç, pronar i një lokali në zonën e Plazhit, ka goditur punonjësin e policisë në lagjen nr. 13 në Durrës. Ai u arrestua menjëherë.
Ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tij u gejt dhe një pistoletë tip TT dhe 1 fishek model 54. Mbi 41-vjeçarin rëndon akuza e goditjes për shkak të detyrës, dhe ajo e armëmbajtjes pa leje.