Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat. Meta foli për situatën e krijuar në qytetin e Shkodrës nga moti i keq. Por, për kreun e partisë së Lirisë kjo situatë përmbytjesh nuk ka ardhur nga moti i keq, por fajin ja lë qeverisë.
“Keqardhje për përmbytjet e ndodhura në Shkodër, jo si rezultat i fatkeqësie natyrore, por si rezultat i qeverisjes më të korruptuar deri në palcë e cila brenda tre muajsh, tre herë e përmbyt Shkodrën për shkak të korrupsionit të saj dhe nuk i dëmshpërblen banorët për pronat, shtëpisë, tokën që i është dëmtuar për faj të qeverisë. 1400 ha janë përmbytur, është vetëm rezultat i administrimit mafioz të sistemit energjetik të vendit tonë.
KESH dështoi në Fierzë dhe shkarkon prurjet dhe përmbyt shtëpitë. Fondet e dhëna për kullimin janë skandaloze dhe nuk mund të përballojnë situata të tilla. Hapja pa kontrolluar e portave të kaskadave të Drinit është e papërballueshme për kanalizimin”, tha Meta.
/s.f