• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

“Atij vetëm plumbi i bën mirë”/ Renato Myrtaj paralajmëroi audiot e 21 janarit që në 2016: Një ditë provat tronditëse do të dalin

by Java News
24/01/2023 12:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Renato Myrtaj është djali i Faik Myrtaj, një nga të vrarët e 21 janarit. 50-vjeçari Myrtaj la pas dy djem, Bardhoshin dhe Renaton.

Disa muaj pas vrasjes së babait të tij, Bardhoshi, 22 vjeç, vrau veten në fshatin Kreshpan të komunës Cakran të Fierit, ku edhe jetonte.

“Dita” ka folur në prill 2016 me djalin e vetëm të Faikut, Renaton, i cili ka mbetur pa baba dhe pa vëlla. Ai i tha gazetares Entela Resuli se ka prova që do të ndryshojnë rrjedhën e ngjarjeve, por pa qenë shumë konkret dhe i qartë.

Mund vetëm të aludohej se ekzistonin kopje të provave të zhdukura për atë që ndodhi brenda Kryeministrisë në 21 janar.

Ndoshta Renato e ka patur fjalën për audiot e dala së fundmi, por asokohe askush nuk e besoi.

Kur e pyesin pse nuk i dorëzon te drejtësia ai thotë: “Kujt t’ia dorëzoj, Sali legenit? Atij vetëm plumbi i bën mirë”.

Renato, babai juaj humbi jetën në mënyre tragjike në bulevard, si ka ndryshuar jeta juaj që atëherë?

Ka ndryshuar shumë. Nuk ma kishte marrë mendja që një ditë do të përballesha me këto situata. Përveç se më iku babai, pa i patur faj askujt, dhe pa i bërë keq asnjë njeriu, humba dhe vëllain pak muaj më pas. Sot, jam pa njerëzit e mi më të dashur, kaq mjafton për të kuptuar se çfarë ka ndryshuar.

 – Cila është familja juaj momentalisht dhe ku jetoni?

Jetoj në Fier. Sigurisht, jeta vazhdon. Kam një familje të shëndetshme. Vazhdojmë të jetojmë si gjithë të tjerët. Bëjmë një jetë normale, por njolla na ka mbetur. Mundohemi të anashkalojmë thashethemet e njerëzve. Mundohem që nënës t’ia bëj dhimbjen më të lehtë, gjë që nuk po e arrij dot.

– Gjykata e Lartë doli disa ditë më parë me një vendim…

Po, ndërsa unë kam lajmëruar daljen e disa fakteve. Janë prova që do të dalin një ditë, ju siguroj se politikës dhe drejtësisë do t’i bjerë tavani mbi kokë. Për momentin janë në dorë të sigurt, janë jashtë vendit. Çdo gjë do të jetë një surprizë si për politikën ashtu edhe për gjyqësorin.

Tashmë e kemi kuptuar që politikës i intereson posti dhe leku i pistë. Atje ku u dhëmb më shumë do të preken dhe unë po u eliminova një ditë do të merret vesh se nga kush e kam. Në këtë histori ka dhimbje dhe zhgënjim. Sa për drejtësinë, bëni mirë ta quani bandë mafioze. Nuk gjej fjalë tjetër për ta përshkruar këtë sistem.

– Ju flisni për prova që do shkaktojnë tronditje, kur i keni këto prova, pse nuk ia vini në dispozicion organeve përkatëse?

Po kujt t’ia vë në dispozicion, drejtësisë së Sali legenit?! Luajti politika, luajti gjyqësori, tani radha është e jona.

Çfarë do të bëni konkretisht?

Njerëzit e mi, jo unë. Do të ketë surpriza plot, kini durim dhe nuk do ju zhgënjej.

-Çfarë provash keni ju që janë parë deri më tani?

Ato janë arma e fisit tim, dikush shpenzoi shumë për to dhe për momentin nuk mund të flas më tepër. Në momentin e duhur do të dalin dhe do i merrni vesh të gjithë. Disa njerëz do të shkatërrohen, disa të tjerëve do u qetësohet pak shpirti.

-Renato, kush mendoni se e vrau babain tuaj?

Killerat e Sali legenit. Dëgjoni, kam disa pyetje: Pse manipuluesit e provave vazhdojnë të jenë akoma në punë? Pse vrasësit janë ende të lirë? Pse Garda e Republikës sot kërkon pafajësinë? Gjatë procesit tonë civil garda kërkonte të shfajësohej. Qeveria që erdhi me premtimin për zbardhjen e kësaj çështjeje, e kësaj dosje, sot hesht, si shpjegohet kjo? Unë mendoj se e ka një shpjegim, më beso.

-Dhe cili është ky shpjegim, sipas jush?

Sepse drejtësisë dhe politikës i dhëmb shumë për dikë. Një ditë kjo punë do të shkojë deri në fund, edhe po nuk isha unë gjallë, do të faktohet. Kemi diçka me vlerë në dorë.

-Renato, pse doli atë ditë në protestë babi juaj?

Për një Shqipëri më të mirë. Ai donte një vend më të drejtë. Por paradoksi është se për njeriun që po kërkonte drejtësi, sot nuk bëhet drejtësi! Doli sepse ia kërkoi dhe kryetari asaj kohe, i Partisë Socialiste të Fierit, Xhevit Bushi dhe kryeministri i tanishëm.

Dhe brenda Partisë Demokratike ka njerëz të ndershëm. Nuk quhen të gjithë Lulëzim dhe Sali legeni. PD kishte dhe Sokol. Djalë i të gjitha të mirave dhe që më ka ndihmuar dhe që më hapi sytë.

– Ju ka ndihmuar Sokol Olldashi?

Nuk dua të flas shumë për këtë pjesë se nuk dua të penalizohen njerëzit e tij. E kisha mik, kaq mjafton.

Ju vazhdoni të jeni një votues i Partisë Socialiste?

Po vota e fundit atje shkoi. Megjithëse kam kuptuar se pushteti ndahet në tavolinë, votat e popullit si interesojnë askujt.

-Ka ndonjë emër në Shqipëri që ju ka ndihmuar realisht?

Ka një, po në krahasim me çka humba, lëmoshë do e quaja.

-Kush është?

S’ia vlen. Deri diku kisha simpati, por më doli nga zemra.

E ke fjalën për… Edi Ramen?

Nuk thashë emra, ai ndoshta nuk i di të gjitha. Nuk e fajësoj shumë. Ai urdhëron, por urdhri gjatë rrugës, harrohet.

-Renato, Berisha ka bërë thirrje që populli të armatoset, mendoni se ka frikë nga ju?

Ai nuk ka frikë as nga djalli, por një njeri i shitur dhe një njeri që vret popullin e vet nuk e ka për gjë të kërkojë destabilizimin e vendit të tij. Atij vetëm plumbi i bën mirë. Nuk besoj se ka frikë për destabilizimin, por dënimin e këtij vendi do, kjo është e gjitha.

 

Next Post
“Mbylle gojën”, britmat në mes të rrugës të sherrit mes Shakirës dhe mamasë së Pique

“Mbylle gojën”, britmat në mes të rrugës të sherrit mes Shakirës dhe mamasë së Pique

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com