Karabinierët italianë kanë arrestuar Andrea Bonafede-n, topografin i cili dyshohet se i ka dhënë borxh identitetin e tij bosit Matteo Messina Denaro
Ai akuzohet për lidhje me mafian. Përveç dhënies së kartës së tij të identitetit për t’i lejuar të merrte një dokument të rremë dhe t’i jepte kartën e shëndetit të nevojshëm për terapitë dhe ekzaminimet mjekësore të cilave duhet t’i nënshtrohej kryemafiozi, Bonafede bleu shtëpinë në Campobello di Mazara ku Messina Denaro kaloi periudhën e fundit të arratisjes, i dha bankomatin që e lejonte të bënte disa pazare, dhe e detyroi të blinte makinën në të cilën udhëtonte.
Makina, e blerë personalisht nga kumbari një vit më parë në një përfaqësi të Palermos, u regjistrua zyrtarisht te nëna e Bonafedes. Dhe gjithashtu nëna e topografit, një 87-vjeçare me aftësi të kufizuara, i dha të regjistruar Fiat 500 në këmbim të blerjes së Giulietta-s.
Sipas hetuesve topografi Bonafede ishte një element mbështetës për të arratisurin Messina Denaros.
“Ai dha një kontribut me rëndësi në dinamikën kriminale të klanit mafioz në provincën e Trapanit, duke lejuar kështu Messina Denaro-n, jo vetëm të ruajë fshehtësinë e tij, por mbi të gjitha, edhe nëpërmjet pranisë së tij në territor, të vazhdojë të ushtrojë rolin drejtues të organizatës mafioze”, shkruan gjyqtari hetues Alfredo Montalto në masën e sigurimit të urdhëruar.
/a.r