Ndërsa Presidenti i Republikës ka thirrur sot në 14:00 mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, gazetarja Esiona Konomi zbardhi për ABC News, detaje të asaj c’ka pritet të diskutohet në të si edhe personat që pritet të marrin pjesë. Kështu 3 janë pikat e parashikuara në mbledhjen e këtij Këshilli, mes tyre edhe lufta në Ukrainë.
Në mbledhje pritet të marrin pjesë drejtuesit e istitucioneve kryesore në vend duke nisur nga Kryeministri Edi Rama, kryeparlamentarja Lindita Nikolla, ministrat: Niko Peleshi, Olta Xhacka, Bledi Cuci, Delina Ibrahimaj, ndërsa është ftuar edhe ministrja Krifca.
Po ashtu në mbledhje do të jetë i pranishëm kreu i komisionit të sigurisë, Nasip Naço, si edhe nënkryetari i këtij komisionit, Ferdinand Xhaferri, si pjesë e opozitës.
Në mbledhje nuk do të mungojnë as shefi I Forcave të Armatosur, Arben Kingji, kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku si edhe nëndrejtori i SHISH, Oljan Kanushi. I ftuar për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, nën drejtimin e Presidentit të Republikës, është edhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.
/e.d