Më shumë se 100 mijë persona dolën në një tjetër protestë në Izrael, kundër kryeministrit Benyamin Netanyahu.
Protestat u organizuan në dy sheshet kryesore të Tel Aviv në një revoltë kundër reformës së gjyqësorit të shpallur nga kreu i qeverisë, e cila sipas protestuesve synon të kontrollojë drejtësinë.
I rikthyer tashmë, në mandatin e tij te 6 qeverisës, Netanjahu kërkon që të qeverisë edhe në Gjykatën Supreme, në atë që ai e përshkruan si rimëkëmbje të balancës në 3 pushtetet e qeverisjes së vendit.
Kritikët thonë se reforma e propozuar nga qeveria e tij, mund të cenojë pavarësinë e gjyqësorit, të shkelë të drejtat e njeriut e të rrisë edhe më tej korrupsionin.
/a.r