Ministri i Jashtëm i Gabonit, Michael Moussa Adamo ka ndërruar jetë ditën e sotme pasi pësoi atak në zemër gjatë një takimi të kabinetit. Lajmin e ka bërë të ditur qeveria e Gabonit, ku nëpërmjet një deklarate ka thënë se: Moussa Adamo, 62 vjeç, pësoi një atak në zemër dhe vdiq më gjithë përpjekjet e specialistëve për ta rikthyer në jetë.
Mediat vendase kanë raportuar se Adamo “gjatë mbledhjes së kabinetit filloi të mos ndihej mirë”. Moussa Adamo u dërgua në një spital ushtarak pa ndjenja, ku ndërroi jetë pak pas mesditës. Presidenti i Gabonit, Bonmgo ka reaguar në lidhje me vdekjen e Moussa Adamo-s, ku në Twitter ka shkruar se: Ishte një diplomat i madh, një burrë shteti i vërtetë. Për mua, ai ishte fillimisht një mik besnik, tek i cili kam qenë gjithmonë në gjendje të mbështetem. Është një humbje e madhe për Gabonin.
Moussa Adamo lindi në qytetin verilindor të Makokou në vitin 1961 dhe filloi si prezantuese në televizionin kombëtar. Në vitin 2000, ai u emërua shef i shtabit të ministrit të mbrojtjes, i cili në atë kohë ishte Bongo.
Kur Bongo u zgjodh president pas vdekjes së babait të tij Omar Bongo Ondimba në 2009, Moussa Adamo shërbeu si këshilltar i tij special.
Pas një dekade si ambasador i Gabonit në Shtetet e Bashkuara deri në vitin 2020, ai fillimisht u bë ministër i mbrojtjes dhe më pas ministër i jashtëm në mars të vitit të kaluar./m.j