• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

FOTO/ Ishte në mbledhjen e kabinetit, ndërron jetë ministri i njohur, dyshohet se pësoi sulm kardiak

by Java News
20/01/2023 18:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Jashtëm i Gabonit, Michael Moussa Adamo ka ndërruar jetë ditën e sotme pasi pësoi atak në zemër gjatë një takimi të kabinetit. Lajmin e ka bërë të ditur qeveria e Gabonit, ku nëpërmjet një deklarate ka thënë se: Moussa Adamo, 62 vjeç, pësoi një atak në zemër dhe vdiq më gjithë përpjekjet e specialistëve për ta rikthyer në jetë.

Mediat vendase kanë raportuar se Adamo “gjatë mbledhjes së kabinetit filloi të mos ndihej mirë”. Moussa Adamo u dërgua në një spital ushtarak pa ndjenja, ku ndërroi jetë pak pas mesditës. Presidenti i Gabonit, Bonmgo ka reaguar në lidhje me vdekjen e Moussa Adamo-s, ku në Twitter ka shkruar se: Ishte një diplomat i madh, një burrë shteti i vërtetë. Për mua, ai ishte fillimisht një mik besnik, tek i cili kam qenë gjithmonë në gjendje të mbështetem. Është një humbje e madhe për Gabonin.

Moussa Adamo lindi në qytetin verilindor të Makokou në vitin 1961 dhe filloi si prezantuese në televizionin kombëtar. Në vitin 2000, ai u emërua shef i shtabit të ministrit të mbrojtjes, i cili në atë kohë ishte Bongo.

Kur Bongo u zgjodh president pas vdekjes së babait të tij Omar Bongo Ondimba në 2009, Moussa Adamo shërbeu si këshilltar i tij special.

Pas një dekade si ambasador i Gabonit në Shtetet e Bashkuara deri në vitin 2020, ai fillimisht u bë ministër i mbrojtjes dhe më pas ministër i jashtëm në mars të vitit të kaluar./m.j

 

 

Next Post
Parandalohet tragjedia/ Me armë dhe detonator eksplozivi në dorë, arrestohet 27-vjeçari pranë maternitetit

Parandalohet tragjedia/ Me armë dhe detonator eksplozivi në dorë, arrestohet 27-vjeçari pranë maternitetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com