Ilir Krosi, ish-kryetari i bashkisë së Peshkopisë për tre mandate, u emërua nga Sali Berisha si kryetar i Foltores në Dibër, me synimin që të arrijë një rezultat më të lartë në zgjedhjet lokale të 14 majit. Kështu, duket se ai ka drejtuar procesin e përzgjedhjes së kandidatit për kreun e bashkisë, që siç shprehet është zhvilluar me primare.
Procesi i primareve çoi në balotazh dy kandidatë Besnik Alkun dhe Ismail Ukën. Balotazhi u mbyll me një votë diferencë në favor të Alkut. Por mbështetësit e Ukës e kanë akuzuar ish-kryebashkiakun Krosi, se në bashkëpunim me kandidatin e Foltores më 6 mars, Premtim Kryemadhi që e kishte bashkëpunëtor, ka favorizuar kandidatin Alku. Protesta ka qenë e fortë brenda foltores, sa ka alarmuar Berishën, i cili ka vendosur të përsëritet rezultati në Dibër.
Krosi deklaron në një deklaratë të gjatë se e jepte dorëhqjen se ka humbur besimi mes demokratëve që janë të përçarë në Dibër, por në komentet që vijojnë, ka qëndrime se kjo dorëhqje është bërë me urdhër nga lart. Në procesin përplasjes në PD-në e Dibrës nuk ka marrë pjesë kreu politik i qarkut, Xhelal Mziu, i cili ka ambicje për të kandiduar për kryetar bashkie të Kamzës.
/s.f