Mbrëmjen e së shtunës, komenti i Luiz Ejllit revoltoi shumë modelen Kejvina Kthella, e cila guxoi ta qëllonte me shuplakë. Këto pamje u duk sikur u fshehën mbrëmjen kur po zhvillohej spektakli pasi nuk u transmetuan ndonëse Kejvina shfaqej shumë e nevrikosur dhe nuk kursente gjuhën e rrugës dhe ofendimet ndaj Luizit.
Me komentet “plehrë, ndyrësirë, tipat si ty më mbajnë çantat jashtë” dhe kërcënimet se e ka të atin ende gjallë, asnjë reagim nuk erdhi nga produksioni që vijoi programin pa transmetuar pamjet e dhunës.
Arbana Osmani vetëm i bënte thirrje Kejvinës që të qetësohej ndërsa ajo vijonte të thoshte që edhe nëse do ishte në qiell do të zbriste për t’u përballur me Luizin. Ndërsa këngëtari e kaloi me qetësi duke mos i dhënë rëndësi.
Por fakti që Kejvinës “nuk i është tërhequr veshi” për dhunën e shkaktuar bëri që ajo të mos pendohej dhe thoshte me zë të lartë se Luizi meriton nga një shuplakë çdo mëngjes.
/s.f