Fenomeni i momentit në shoëbizin shqiptar është padyshim banori më karizmatik i Big Brother Vip Albania, Luiz Ejlli.
Nga një këngëtar i harruar i skenës shqiptare, Luizi është kthyer në një afeksion për një pjesë të mirë të publikut e madje edhe një pjese të mirë të personazheve publik të cilët kanë shfaqur publikisht mbështetjen.
Mes tyre është edhe spikerja e RTSH-së Eri Muco, e cila në një video që po qarkullon në rrjet shihet duke hapur edicionin informativ duke treguar mbështetjen e saj për Luizin.
“Para se të filloj këtë ditar, doja t’ju thoja se unë jam me Luizin. Dhe nëse do të martohem bashkeshorti im i ardhshëm duhet të jetë si Luizi”, dëgjohet të thotë spikerja.
Këtë video spikerja e ka shpërndarë edhe vetë në rrjetet e saj sociale./m.j